RINIA - LIVE
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit

Join the forum, it's quick and easy

RINIA - LIVE
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit
RINIA - LIVE
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dafina e emocionuar për çmimin

Shko poshtë

Dafina e emocionuar për çmimin Empty Dafina e emocionuar për çmimin

Mesazh nga kristi Fri Mar 18, 2011 2:24 am

Dafina e emocionuar për çmimin Dafina300x271Ka përfunduar edicioni i shtatë i manifestimit tradicional të radiove
nga gjitha trojet shqiptare, “Radiofest”.Të dielën në mbrëmje në qytetin
e Gjakovës, nga nikoqirja e këtij evenimenti “Radio Gjakova”, edhe këtë
herë janë mirëpritur shumë njerëz që punojnë në radio, këngëtarë e
artistë të ndryshëm me influencë në vend.Para publikut performuan:
Muharrem Mici, Butrint Bicurri, Gentian Gojani, Albi Xhepa, Vesa
Smolica, këngëtarë tjerë, grupi i vallëzimit modern “Art Dizajn” dhe
humoristët Sevdai Radogoshi e Besim Dina.Radiot garuan në kategorinë e
radio reportazhesh dhe radio reklamës. Çmimi për
reportazhin më të
mirë i ka takuar “Radio Prizrenit”, ai për spotin publicitar “Radio
Kosovës”. Festivali ka sjell edhe risi, është futur një çmim special që
ka të bëj me zërin më radiofonik në Kosovë, i cili këtë vit i takoj
gazetarit dhe moderatorit, Nderim Neziri.Këtë çmim e ndau “Radio
Dukagjini”. Neziri ka thënë se nuk ka pritur se që në vitin e parë të
ndarjes së këtij çmimi të jetë ai fituesi. “Dëgjova që në kuadër të
këtij festivali do të ndahet edhe çmimi për zërin më potent, më kumbues,
më të mirë, por për asnjë çast nuk e kam menduar që unë do të jem
fituesi. Më erdhi befasishëm, andaj e përjetova me më shumë gëzim. Prej
vitesh punoj në fushën e gazetarisë pa pretenduar çmime apo përfitime
shtesë, por qenkan të ëmbla”, ka pohuar për “Zërin” Neziri.Në mbrëmjen
finale të “Radio Festit” si çdo vit u bë edhe shpallja e këngëtares më
të transmetuar, më prodhuese dhe më të dëgjuar. Nëse ne vitet tjera ky
çmim i ka takuar këngëtareve si Adelina Ismaili, Altuna Sejdiu, etj,
sivjet ai shkojë tek Dafina Zeqiri, e cila në pamundësi për të qenë
prezentë në skenën e atij festivali, (gjendej në Suedi), ka lëshuar një
deklaratë ku tregon gëzimin e madh të saj.
“Jam shumë e nderuar që
radiot më kanë vlerësuar me këtë çmim. Nuk di si ta shpreh gëzimin që
jam këngëtarja më e pëlqyer dhe më e kërkuar nga ata që dëgjojnë radio.
Radio më ka ndihmuar shumë të arrij dhe të jem më afër publikut. Dihet
që kjo media ka ndikim të madh dhe luan rol në ngritjen tonë. Radio
dëgjojnë të gjithë, kudo që janë, në shtëpi, veturë, kafiteri, andaj
duhet t’ia dimë vlerën”, ka thënë e emocionuar ajo.
Ndërkohë,
këngëtarja Zeqiri premtoj që do të vazhdoj të punoj me të njëjtin ritëm.
“Nuk do ti zhgënjej kurrë adhuruesit e mi dhe ata që e dëgjojnë muzikën
time. E, këtë do ta dëshmoj edhe me albumin që do të dalë së shpejti”,
tha këngëtarja më e pëlqyer nga dëgjuesit e radiove në Kosovë.
Drejtori
i këtij festivali, Skënder Gola për “Zërin” ka kujtuar edhe një herë
qëllimin e këtij festivali. “Qëllimi i këtij manifestimi që nga ditët e
para e organizimit ishte dhe mbetet nxitja e gazetarëve dhe stafit
teknik të radiove për t’i ofruar audiencës një program me vlera të
qëndrueshme, siç pretendon gjinia e radioreportazhit, fatkeqësisht e
munguar nëpër shumë radio nga viti në vit, si dhe përmes spoteve
cilësore publicitare të ofrojë tregun dhe të sigurojë afarizëm normal
për vet radiostacionet” tha Skender Gola, i cili premtoj që në vitet në
vijim “Radio Festi” do të jetë edhe më i madh dhe më i dëgjuar.

shtojmë se mbrëmja premierë e edicionit të 7-të të “Radio Festiti” është
transmetuar drejtpërdrejt nga “Radio Dukagjini”, “Radio Gjakova” dhe
shumë radio të tjera në Kosovë.
kristi
kristi
[ Moderators ]
[ Moderators ]

Gjinia Gjinia : Male
Postime: Postime: : 77
Piket Piket : 98
Birthday Birthday : 17/04/1990
Rregjistrimi Rregjistrimi : 17/03/2011
Mosha Mosha : 34
Vendbanimi Vendbanimi : Tiran

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi