RINIA - LIVE
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit

Join the forum, it's quick and easy

RINIA - LIVE
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit
RINIA - LIVE
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vrasja e Emmy-t, Prokuroria kërkon dëshmitë e miqve dhe çantën e humbur

Shko poshtë

Vrasja e Emmy-t, Prokuroria kërkon dëshmitë e miqve dhe çantën e humbur Empty Vrasja e Emmy-t, Prokuroria kërkon dëshmitë e miqve dhe çantën e humbur

Mesazh nga Leonard Fri Mar 18, 2011 6:55 pm

Tiranë Hetimet për vrasjen e këngëtares 21- vjeçare Elsina Idërshai, e
njohur me emrin e artit Emmy, tashmë i janë besuar një grupi hetimor
me oficerë dhe agjentë policie të sektorit të vrasjeve në policinë e
kryeqytetit. Pas verifikimeve të para, prokurori i çështjes ka vendosur
të delegojë në polici hetimet për vrasjen e Emmy-t, që deri tani ka si
të dyshuar biznesmenin kosovar Aziz Kelemendi, i cili akuzohet për
vrasje me dashje.
Vrasja e Emmy-t, Prokuroria kërkon dëshmitë e miqve dhe çantën e humbur Normal_LukYdU096444-02
Ky veprim, sipas Prokurorisë, synon mbledhjen e sa më shumë të
dhënave, provave e dëshmive, me të cilat do të merret tashmë një grup i
posaçëm hetimor, duke u fokusuar në zbardhjen e plotë të rrethanave të
ngjarjes së 26 shkurtit. Burime të rezervuara thanë se Prokurori ka
deleguar në polici kryerjen e veprimeve konkrete për hetimin e
çështjes, ku përfshihen edhe dëshmitë e personave që kanë dijeni për
vrasjen, apo që kanë qenë të pranishëm në momentet e ngjarjes. Miq, të
njohur, por edhe rrethi i ngushtë shoqëror i këngëtares do të japin
shpjegime për llogari të hetimit, rreth lidhjes dhe marrëdhënieve që
21-vjeçarja kishte me biznesmenin kosovar Kelmendi. Një nga veprimet
konkrete që Prokuroria ka urdhëruar të kryhet nga policia ka të bëjë me
momentet e ngjarjes fatale dhe zhdukjen misterioze të çantës dhe
telefonit celular të këngëtares. Sipas dëshmisë së vajzës që shoqëronte
Emmy-n natën e ngjarjes, rezulton se ajo është larguar bashkë me
çantën, për të takuar biznesmenin Kelmendi, por menjëherë pas momenteve
fatale, çanta dhe sendet e saj personale janë zhdukur në mënyrë të
befasishme.
Vrasja e Emmy-t, Prokuroria kërkon dëshmitë e miqve dhe çantën e humbur Normal_emmy8
Burimet thanë se deri tani janë rimarrë dëshmitë e atyre pak
dëshmitarëve okularë që ndodheshin rastësisht gjatë ngjarjes tragjike,
të cilët njësoj si më parë kanë konfirmuar se Azis Kelemendi ka ecur me
shpejtësi, edhe pse vajza qëndronte e varur në xhamin e parë të
makinës së tij tip “Tuareg” dhe më pas ka frenuar fort, duke shkaktuar
përplasjen fatale. Ky version, të cilit Prokuroria i ka qëndruar edhe
gjatë caktimit të masës së sigurisë ndaj biznesmenit 47-vjeçar, ka
nevojë për prova dhe elemente të tjera shtesë, për të krijuar bindjen e
plotë se dinamika e ngjarjes ka qenë e tillë. Por gjatë hetimeve të
para, babai i këngëtares së vrarë ka deklaruar publikisht se vajza e
tij është vrarë brenda në makinën e Kelmendit, duke hedhur kështu një
tjetër version për ngjarjen e rëndë që ndodhi duke u gdhirë 26 shkurti i
këtij viti. Burimet thanë se gjithçka do të sqarohet hap pas hapi nga
hetuesit e caktuar për çështjen, ndërsa priten me interes edhe detajet e
tjera rreth pistës se këngëtarja mund të jetë vrarë brenda në makinën e
biznesmenit. Prokuroria, por dhe vetë 47-vjeçari i akuzuar për vrasje
me dashje, kanë të përbashkët pjesën se Emmy ishte kapur në xhamin e
derës së parë nga krahu i shoferit, duke qëndruar kështu për rreth 70
metra, teksa makina ishte në ecje.
Leonard
Leonard
[ Pergjegjes i forumit ]
[ Pergjegjes i forumit ]

Gjinia Gjinia : Male
Postime: Postime: : 633
Piket Piket : 1768
Birthday Birthday : 17/07/1988
Rregjistrimi Rregjistrimi : 11/03/2011
Mosha Mosha : 35
Vendbanimi Vendbanimi : Athin

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi