RINIA - LIVE
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit

Join the forum, it's quick and easy

RINIA - LIVE
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit
RINIA - LIVE
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fjolla Morina: Ju rrëfej puthjen time me Seldi Qalliun

Shko poshtë

Fjolla Morina: Ju rrëfej puthjen time me Seldi Qalliun Empty Fjolla Morina: Ju rrëfej puthjen time me Seldi Qalliun

Mesazh nga Leonard Sun Jul 24, 2011 1:12 pm

Fjolla Morina: Ju rrëfej puthjen time me Seldi Qalliun Fjolla0-m0morinaPak kohë më parë, në gazetën “ Bluetooth” ësh të botuar një foto ku
ju keni dalë duke u puthur me këngëtarin Seldi Qalliu. Si është e
vërteta e kësaj puthje? A ka një histori dashurie mes jush Nuk ka asgjë
të vërtetë Por siç po thoja, është publikuar një foto ku je duke u
puthur në buzë me të…
Unë Seldin e kam mik prej kohësh. Kemi qenë, thjesht, duke bërë shaka
dhe as kur u botua në gazetë ky lajm, nuk e mora seriozisht.
Do të thuash që ti me Seldin…
Dua të them që unë dhe Seldi jemi miq të mirë, kalojmë shumë mirë
bashkë, qeshim shumë dhe bëjmë edhe shaka të tilla. Si ka mundësi që
akoma në vitin 2011, një puthje në buzë nënkupton një lidhje ose histori
dashurie?
Ke folur me Seldin pasi u publikua lajmi?
Po, kam folur e kam takuar, por as e kemi prekur këtë temë. Kemi
shumë gjëra të tjera interesante për të diskutuar.
Për çfarë keni diskutuar për shembull?
Për shembull për koncertet. Dihet që sezoni veror është molla e artë
për këngëtarët dhe interesi kryesor i yni është të dimë se ç’ndodh me
tregun e koncerteve gjatë kësaj kohe, cilët janë këngëtarët më të
paguar, më pak të paguarit, cilat kanë qenë koncertet më të suksesshme,
cilat kanë qenë të dështuarat. Përse kanë dështuar dhe biseda të tjera
të këtij lloji.
A ka xhelozi mes këngëtarëve për punë koncertesh, pagesash?
Sigurisht që ka xhelozi mes këngëtarëve. Dhe gënjen ai ose ajo që
thotë jo. E ke vënë re sesi të gjitha klipet këngëtarët i realizojnë
gjatë sezonit të verës? Pse ndodh kjo? Sepse të gjithë, nëpërmjet
klipit, kërkojnë të promovohen dhe të mbledhin sa më shumë koncerte
gjatë këtij sezoni, që do të thotë më shumë para. Gjatë këtij viti ka
pasur një ‘ klipesh të realizuara, që do të thotë një numër më i madh
këngëtaresh, më shumë konkurrencë e më shumë punë për të mbijetuar.
Atëherë a është e mundur të mos ketë xhelozi mes nesh?
Ti si mendon, cilat janë këngëtaret që do t’i mbijetojnë
tregut?

Do t’i mbijetojnë tregut ata që investojnë gjatë gjithë kohës në këtë
profesion, që janë gjatë gjithë kohës të vëmendshme për të kuptuar sesi
funksionon tregu. Do të mbijetojë ai ose ajo që do të punojë më shumë e
do të shfrytëzojë të gjitha aftësitë që i ka dhënë Zoti në dobi të
kësaj pune.
Kush do të zhduket gjatë rrugës?
Ato që mendojnë se mjafton të dalësh me minifund në skenë. Ato të
cilat jo vetëm nuk dinë të këndojnë, por as nuk e marrin mundimin të
performojnë apo të argëtojnë publikun.
Në të vërtetë, mendon se pamja ka ndihmuar shumë bukuroshe
për t’u bërë këngëtare?

Sigurisht, ndryshe përse do të shtohej gjithnjë e më shumë numri i
këngëtareve që kanë kryer operacione plastike.
Edhe ti ke kryer disa operacione plastike?
Po, kam bërë gjoksin. Unë nuk thashë që përjashtohem prej kategorisë
që bëjnë ndërhyrje estetike. Është një investim që kam bërë te vetja
ime, puna ime dhe nuk më vjen aspak turp ta pranoj këtë gjë.
Ke ndërmend të kryesh ndonjë operacion tjetër në të ardhmen?
( Qesh) Si e keni ju atë shprehjen “ kurrë mos thuaj kurrë” dhe unë
ashtu po them. Asnjëherë nuk i dihet ç’ndodh në të ardhmen?
Po në aspektin profesional ke ndonjë plan?
Sigurisht. Kam shumë plane. Së shpejti pres të publikoj albumin tim
të dytë. Albumi do të përmbajë këngë të rrymave të ndryshme, si dhe dy
balada. Kam punuar me artistë të ndryshëm për të nxjerrë këtë album dhe
shpresoj që publiku ta presë mirë. Gjithashtu, pres që këto ditë të
publikohet klipi im që sapo kam realizuar.
A mund të tregosh diçka për xhirimet e klipit?
Klipi është realizuar nga dy djem të rinj e të panjohur nga Kosova,
por shumë të talentuar. Kemi xhiruar në Tiranë dhe në Durrës. Është një
klip mjaft aktiv. Do të ketë skena me gara makinash. Kam future në punë
makina të vërteta policie dhe klipi është realizuar gjatë orëve të natës
ku ishte i mundur bllokimi i trafikut për pak kohë.
Po ndonjë plan ku do t’i kalosh pushimet, ke bërë?
Për momentin jam e angazhuar me koncerte. Pushimet kam menduar t’i
bëj në fund të gushtit. Mendoj të kaloj ca ditë në Turqi. Por, s’po bëj
shumë plane. Kurrë mos thuaj kurrë ( qesh)
Leonard
Leonard
[ Pergjegjes i forumit ]
[ Pergjegjes i forumit ]

Gjinia Gjinia : Male
Postime: Postime: : 633
Piket Piket : 1768
Birthday Birthday : 17/07/1988
Rregjistrimi Rregjistrimi : 11/03/2011
Mosha Mosha : 35
Vendbanimi Vendbanimi : Athin

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi