RINIA - LIVE
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit

Join the forum, it's quick and easy

RINIA - LIVE
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit
RINIA - LIVE
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

2011-ta, rikthehet fuqishëm filmi shqiptar

Shko poshtë

2011-ta, rikthehet fuqishëm filmi shqiptar Empty 2011-ta, rikthehet fuqishëm filmi shqiptar

Mesazh nga Leonard Sat Mar 12, 2011 3:08 pm

Viti 2011 do të shënojë një ringjallje të kinematrografisë shqiptare,
ndërsa filmat që do të shfaqen do të konkurrojnë edhe për çmime
ndërkombëtare, zbuloi emisioni i pasdites në Top Channel. ”Do të jenë
katër filma artistikë, 4-5 të tjerë të llojit dokumentar dhe po kaq me
metrazh të shkurtër”, deklaroi Artan Minarolli, drejtori i Qëndrës
Kombëtare të Kinematrografisë (QKK).

”Out of touch”, “Amnisti”,
“Ballkan Pazar” dhe “Farmakon” do të jenë katër filmat me metrazh të
gjatë që do të prezantohen në kinematë shqiptare gjatë vitit. Kalendarin
e premierave do ta hapë në shkurt “Out of Touch”, i regjizorit Andi
Deliana.

Ngjarjet do të zhvillohen brenda 24 orëve, në një
situatë hipotetike. Ai do të sjellë koncepte të reja si estetikën
kinematografike, përdorimin e teknologjive të reja, ndërsa ngjarjet do
të prezantohen të ngjeshura dhe jo lineare.

”Stili është i
veçantë sepse ndërthurret urban drama me humorin e zi. Do të ketë nota
aksioni, lëvizshmëri, këndi i ri i kamerës, mënyra e montimit, përqasja
me kuptime të caktuara, përshtatja. Do të jetë një film midis atij
dokumentarit dhe aksionit”, deklaroi Deliana.

Një tjetër film i
shumëpritur është “Amnisti” i Bujar Alimanit, që vë në qëndër njerëz të
vegjël në shpirt, të cilët përshtjellohen nga drama të mëdha që
kapërcejnë kufinjtë e ekzistencës. Morali kundër klisheve do të
konturojë linjat e filmit.

Ballkan Pazar, premiera tjetër e
shumëpritur është një krijim i Edmond Budinës, që rikthehet pas pesë
vite të shkuara dhe ironizon me ngjarjen e zhvarrimit të eshtrave në
fshatin Kosinë të Përmetit.

Komedia është një bashkëprodhim
shqiptaro-italian. “Komedia mban një qëndrim neutral mbi fenomenin, mbi
ekstremet e nacionalizmave që janë në Ballkan. Aktorët janë francezë,
italianë, maqedonas dhe shqiptarë, ndërsa gjatë filmit përdoren gjashtë
gjuhë të ndryshme”, thotë regjizori Budina.

I fundit që do të
shfaqet gjatë vitit do të jetë filmi Farmakon, i regjizorit Joni Shehaj,
një krijim që flet për një brez të ri, i cili nuk arrin të shkëputet
dot nga tutela e një shoqërie të korruptuar.

”Do të jetë
interesante paraqitja e aktores Olta Gizhari, Niko Kanxheri dhe Vaso
Godës”, paralajëmëron Shehaj. “Kjo do të jetë edhe premiera në aktrim e
Kastro Zizos, i cili është edhe personazhi kryesor”.

Marre nga Top Channel Online
Leonard
Leonard
[ Pergjegjes i forumit ]
[ Pergjegjes i forumit ]

Gjinia Gjinia : Male
Postime: Postime: : 633
Piket Piket : 1768
Birthday Birthday : 17/07/1988
Rregjistrimi Rregjistrimi : 11/03/2011
Mosha Mosha : 35
Vendbanimi Vendbanimi : Athin

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi